>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Besnytni

Der më derë…një patkua,
varur gjalmit në gozhdim,
shiut, erës ësht’ ndërshkua,
drurësh mykur në ngunjim…

Brez pas brezi trashgimtar,
besnytnisë…plot fat-sjellur,
prej heshtimesh…i pandar,
stin më stin’, korrur, mbjellur…

Vesë mëngjesesh…vesëruar,
djajt’ e stisur flakur ka jashtë,
këmbë kuajsh, i pashtegëtuar,
trokëllim humbur mbi kashtë…

Dorë kovaçi kudhrës harrese,
mashën zjarr, s’e mban mend,
njësh pas dere, nën lot dënese,
besnytninë, s’e çon ndërmend…