Luan Sheshi
Vallëzim Muzgu
Derdhur valësh,
tufim rrezimesh,
s'mund t'i ndalësh,
mërgim harrimesh...
Skutash fshehur,
në mbytje lodhimi,
shtegëtimesh dehur,
çar' gjoksesh mallimi...
Brigjet heshtur,
trishtnajës fikur
lëkundur pareshtur,
fund-udha e papritur...
Dita e penduar,
numëron minutat,
zbret muzgu harbuar,
vallëzon dhe s'ngutet...
tufim rrezimesh,
s'mund t'i ndalësh,
mërgim harrimesh...
Skutash fshehur,
në mbytje lodhimi,
shtegëtimesh dehur,
çar' gjoksesh mallimi...
Brigjet heshtur,
trishtnajës fikur
lëkundur pareshtur,
fund-udha e papritur...
Dita e penduar,
numëron minutat,
zbret muzgu harbuar,
vallëzon dhe s'ngutet...
30 prill 2020
Komente 0