Luan Sheshi
Arratisur Pengjet Tone
Pengjet tona arratisur,
tutje-t'hu derdhur vitesh,
labirint kjo kohë e krisur,
fill i jetës dergjur mitesh...
Vërdallosur mëngjesimi,
tirqe rrezesh ngatërruar,
nis përgjumur shtegëtimi,
vesë-artës struk, mbuluar...
Rreth e qark dhe kujtimet,
hallakatura nëpër këmbë,
fjetur, ngritur, rën, pendimet,
pas e shkuara një pëllëmbë...
Ngrir në vend tash shikimi,
ftohur, qeshur, ardhur...ikur,
pengjet tona...prag harrimi,
gjoksesh hapur ndezur, fikur...
tutje-t'hu derdhur vitesh,
labirint kjo kohë e krisur,
fill i jetës dergjur mitesh...
Vërdallosur mëngjesimi,
tirqe rrezesh ngatërruar,
nis përgjumur shtegëtimi,
vesë-artës struk, mbuluar...
Rreth e qark dhe kujtimet,
hallakatura nëpër këmbë,
fjetur, ngritur, rën, pendimet,
pas e shkuara një pëllëmbë...
Ngrir në vend tash shikimi,
ftohur, qeshur, ardhur...ikur,
pengjet tona...prag harrimi,
gjoksesh hapur ndezur, fikur...
7 maj 2020
Komente 0