Luan Sheshi
Po Vijnë Të Fatit Kuaj
Po vijnë...të fatit kuaj,
një i bardhë...tjetri i zi,
udhëtuar...ditë e muaj,
tok të dy...e përkarshi...
Muzgut ikur kalërojnë,
gjurmë lën aty në breg,
drejt fatesh po hepojnë,
kryet lart, çar' një shteg...
Mugëtira krifës shtruar,
në turr jete hapur hapin
pambarimit të mërguar,
kohën ikur pres ta kapin...
Po vijnë...të fatit kuaj,
një i bardhë...tjetri i zi,
në finish unë rri e vuaj,
të mbërrijnë, të dy s'e di...
një i bardhë...tjetri i zi,
udhëtuar...ditë e muaj,
tok të dy...e përkarshi...
Muzgut ikur kalërojnë,
gjurmë lën aty në breg,
drejt fatesh po hepojnë,
kryet lart, çar' një shteg...
Mugëtira krifës shtruar,
në turr jete hapur hapin
pambarimit të mërguar,
kohën ikur pres ta kapin...
Po vijnë...të fatit kuaj,
një i bardhë...tjetri i zi,
në finish unë rri e vuaj,
të mbërrijnë, të dy s'e di...
10 maj 2020
Komente 0