>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Peng I Mitit Ti Narcis

Që prej varri lule e çelur,
endur shekujsh ti narcis,
mbi syprin portreti ngelur,
peng i vetes kërrus nën lis...

Prej mëkatesh i dënuar,
nimfë-jehona të mallkoi,
me vetëvehten dashuruar,
perëndesha gjolit të dënoi...

Rrjedhur jetës si një mit,
lule e çelur e lule e tharë,
pellgut të virgjër duke prit,
zverdhur, vyshkur, vetmitarë...

Kokën varur e shdërruar,
lulebardhën në shtegëtim,
pas më kot pafund vajtuar,
nimfë-jehonat në pambarim...
11 maj 2020