>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Drejt Të Nesërmes Rendur

Mall kujtimesh tej e shkuara,
flen mbuluar muresh harrese,
gurëshurdhëtish e ngunjuara,
qan dhe qesh me lot dënese...

Horizontit mërguar e tashmja,
sfid dhe shpresë mjergullnajës,
mes mëngjesit rreze-pashmja,
shakuj nuresh ia lëshon pllajës...

Shpinë natës misteret strukur,
furkë-agimesh errësirën endur,
gjurmë të sotmes duke zhdukur,
drejt të nesërmes pastaj rendur...
2 maj 2020