>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Spirancë Shprese

Muaj, vite në shtegëtim,
fat dhe rrisk mar me vete,
mol më mol me padurim,
shtëpi bredhur nëpër dete...

Mes tufani endur brigjesh,
lundërtar shpresë-humbur,
syre netësh me yjet digjesh,
mëshir erës shkon lëkundur...

Zhdukur, dalë, rën' e ngritur,
mbi spirancë sy dhe veshë,
fund-rrugëtimin duke pritur,
mes vetmisë me valët qesh'...

Shtigjesh ikur pafundësisht,
peng harrimesh mbetur pas,
ishujsh zbrazura rastësisht,
hedh spirancën me plot gaz...
6 maj 2020