>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Mes Gjembimi Dashuruar

Derdhur majit trëndafilat,
breg më breg, mal e fush',
deg më degë dhe bilbilat,
bilbilojn' në çdo gërmush...

Er'-këndshmja nëpër terr,
ves'-mëngjesesh erëzuar,
fshehur njëri, struk në ferr,
orë dhe ditë shkoj kërkuar...

Mes gjembimi buzëqesh,
vigjëlon i heshtur...si pus,
unë mbi të plot sy e vesh,
thjesht shih, dhe s'e këpus...

Muzgjesh tretur arratisur,
pre petalesh...vjollcëruar,
nis shtegëtimin si i krisur,
mes gjembimi dashuruar...
8 maj 2020