>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Pylli I Vogël

Atje tej...buzë një lumi,
këtë pyll s'e mer gjumi...

Gjethet erës fëshfëritur,
degësh zogj ulur-ngritur...

Ujët rrjedhur...kristaluar,
vjeshta larg tani mërguar...

Lart e posht...andej-këtej,
ferra vend s'di nga të gjej...

Pak më tutje bari harbuar,
Dimrit plak tashmë harruar...

Fsheh nën gjethe plot fole,
fletët mbyll vapës me nge...

Rrathë trungjesh katër stinë,
jug-veriun mban mbi shpinë...

Prit-përcjellur plot musafirë,
mes zhurmimit që pagdhirë...
9 maj 2020