>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Sirenë Kujtimi

Valë më valë...
E breg më breg...
Vajzë...a djalë...
Mbi gur zheleg...

Zhytur...shfaqur...
Qetë...rrëmbyer...
Zbehur...kënaqur...
Muzgjesh kthyer...

Qeshur...qarë,
me lot dënese...
Ëndërrës ndarë...
Nën pikla vese...

Dallgët ngritur...
Detesh trazuar...
Krejt papritur...
Në gjol luspuar...

Vitesh ndryshkur...
Në kut harrimi...
Ditësh vyshkur...
Sirenë kujtimi...
12 maj 2020