Sahit Osmani
Mos Eja Këtu, Vdekje!
Mizoritë rrufeshëm janë shfaqur para teje
Kanë goditur me gjithëçka që e kanë gjetur
Por këtu edhe vdekja bëhet e pavdekshme
E reja pas shkrumbi si bisqe ka shpërthyer
Mos eja këtu vdekje e di drejt nesh je nisur
Këta fëmijë në djepat me flatra kanë lindur
Me zemrēn e së nesërmes në dritën e diellit
Kthehu nga ke ardhur ne jemi të përjetshëm
Largohu prej këtu dorë e zezë e dhunshme
Dhimbjet janë bërë lule në zemra kanë çelur
Përtej kohës tënde kthehu hije e padukshme
Se këtu jetërat njerëzore janë rrezet diellore!

Më shumë nga Sahit Osmani
- Sikur Të Ishe Robinson Kruzo
- Bukuria Shpirtërore
- Takim Me Diellin
- Ikin Dhe Nuk Kthehen
- Troket Gjakëmbël Faqeve Të Zemrës
- Është Koha Të Gjithë Të Jemi Bashkë
- Dashuritë Me Besë I Ngrite
- Portretin Tënd E Kërkojnë
- Pengu I Dashurisë
- Liri
- Bashkë Do T'i Mbyllim Kufijtë E Urrejtjeve
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
- Drejtqëndrimi Yt
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Një Herë E Përgjithmonë
- Jam Ndryshimi...
Komente 0