Zejadin Dedinca
Dashuri Në Fshehtësi
Në Vlorë, aty përballë me stacionin e policisë,
Një dashuri e fshehur, sikur lojërat në fëmijëri.
Në makinë futesh me shpejtësi,
Kujdesesh mos të të shohë njeri.
Fillon, flet e bërtet,
Më thua: “Nisu shpejt"
Mos të na shohë njeri.”
Nisem shpejt sikur në arrati,
Pa shikuar prapa njeri.
Sa u larguam nga Vlora,
Ti flet me një zë të butë,
Drejt një qyteti
Ku s’na njeh askush,
Se këtu më njohin të gjithë.
Flasin njerëzit,
Kështu që më mirë në fshehtësi.
Ndalem pak të marr frymë,
Më jep një puthje e një përqafim,
Në heshtje, pa zë, pa njeri,
Se kjo dashuri jeton në fshehtësi.
Për një kafe në një qytet tjetër,
Por mbetëm vonë…
Sikur mos të ketë ditë tjetër.
E atëherë fillon, e bërtet:
“Drejtoje makinën sa më shpejt,
Se familja më bërtet!”
Në të vërtetë, nuk e kuptoj,
Sot s’je më fëmijë — mund të ishe gjyshe, ti.
Prapë do bëj siç thua ti,
Makina me shpejtësi deri në paarritshmëri,
Se ti ishe në nguti.
Si në ty, nuk do takoj kurrë më dashuri.
E kur të dalësh pa frikë,
Si ta përqafojmë atë ditë?
Takimet tona do të kenë një vend tjetër,
Jo veç për kafe në qytetin tjetër.
Sa do të zgjasë kjo në fshehtësi?
Me të vërtetë qenka dashuri.
Një dashuri e fshehur, sikur lojërat në fëmijëri.
Në makinë futesh me shpejtësi,
Kujdesesh mos të të shohë njeri.
Fillon, flet e bërtet,
Më thua: “Nisu shpejt"
Mos të na shohë njeri.”
Nisem shpejt sikur në arrati,
Pa shikuar prapa njeri.
Sa u larguam nga Vlora,
Ti flet me një zë të butë,
Drejt një qyteti
Ku s’na njeh askush,
Se këtu më njohin të gjithë.
Flasin njerëzit,
Kështu që më mirë në fshehtësi.
Ndalem pak të marr frymë,
Më jep një puthje e një përqafim,
Në heshtje, pa zë, pa njeri,
Se kjo dashuri jeton në fshehtësi.
Për një kafe në një qytet tjetër,
Por mbetëm vonë…
Sikur mos të ketë ditë tjetër.
E atëherë fillon, e bërtet:
“Drejtoje makinën sa më shpejt,
Se familja më bërtet!”
Në të vërtetë, nuk e kuptoj,
Sot s’je më fëmijë — mund të ishe gjyshe, ti.
Prapë do bëj siç thua ti,
Makina me shpejtësi deri në paarritshmëri,
Se ti ishe në nguti.
Si në ty, nuk do takoj kurrë më dashuri.
E kur të dalësh pa frikë,
Si ta përqafojmë atë ditë?
Takimet tona do të kenë një vend tjetër,
Jo veç për kafe në qytetin tjetër.
Sa do të zgjasë kjo në fshehtësi?
Me të vërtetë qenka dashuri.