Zejadin Dedinca
Në Vlorë, Pa Semafor
Në Vlorë, pa semafor
Nga trafiku s’ka shpëtim,
në çdo rreth nga një mallkim.
Drita gjithandej pa pushim
as e kuqe as e verdhë, s' ka ndalim.
Derisa të dëgjohet një fishkëllimë.
Në rrugët e bukura buzë detit,
makinat garojnë mes qytetit.
Kalimtarët ecin si këpucët e mbretit,
s'ndalen as para kësmetit.
Turisti çuditet, vendasi gjobitet,
këtu rregullin vetë rruga e tregon.
Në Vlorën e bukur, plot diell e vapor,
harroje se ti gjen një semafor.
Në çdo rreth, me shumë kujdes,
secili futet pa vesves.
I fortë e i butë, si në thes,
sikur të thotë: " mos prit se s' të pres."
Jeta jote ka kuptim,
makinat në rreth s' kanë lakim,
ligji i xhunglës aty s' ka mbarim.
Majtas - djathtas sigurohu o trim,
në çdo kalim, kujdes krahun tim!
A e di unë kam pasagjerin tim,
mos e le atë jetim.
Vozit siç duhet shoku im,
kujdes semaforin e fshatit tim.
Nga trafiku s’ka shpëtim,
në çdo rreth nga një mallkim.
Drita gjithandej pa pushim
as e kuqe as e verdhë, s' ka ndalim.
Derisa të dëgjohet një fishkëllimë.
Në rrugët e bukura buzë detit,
makinat garojnë mes qytetit.
Kalimtarët ecin si këpucët e mbretit,
s'ndalen as para kësmetit.
Turisti çuditet, vendasi gjobitet,
këtu rregullin vetë rruga e tregon.
Në Vlorën e bukur, plot diell e vapor,
harroje se ti gjen një semafor.
Në çdo rreth, me shumë kujdes,
secili futet pa vesves.
I fortë e i butë, si në thes,
sikur të thotë: " mos prit se s' të pres."
Jeta jote ka kuptim,
makinat në rreth s' kanë lakim,
ligji i xhunglës aty s' ka mbarim.
Majtas - djathtas sigurohu o trim,
në çdo kalim, kujdes krahun tim!
A e di unë kam pasagjerin tim,
mos e le atë jetim.
Vozit siç duhet shoku im,
kujdes semaforin e fshatit tim.