>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Në Rrugët E Prishtinës

Eci në rrugët e tua, Prishtinë,
me hapa të qetë, me mall në gji.
Një aromë më vjen e njohur, e dëlirë,
era e blirit më përcjell në çdo kthesë, çdo vijë si me
pahir.

Këtu në qendër, zemra më rrah,
çdo gur, çdo shenjë, një kujtim më sjell.
Koha ndalet, një prekje e lehtë e fëmijërisë,
një zë që më flet.

Më paska marrë malli,
për fjalët pa zë, për hapat e mi nëpër rrugët plot zallë.
Për shikimet e njohura, buzëqeshjet plot dritë,
për netët me dritare të hapura dhe zemra që rritë.

Era e blirit... ah, era e blirit,
s’ka si kjo tjetërkund, në asnjë vend t' ullirit.
Veç në Prishtinë ka kaq shumë ndjenjë,
si një oazë e pasherr, plot jetë e gjallëri,
një mirësi, o ti smirëzi