>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Martesa Në Bashkësi

Martesa më gëzoi – mendova jetë të re,
Një familje me ty, me ëndrra plot dritë e shpresë fëmijërore.
Më dhe shumë ëndërra por i mbulove fare.
S’e besoja që gjithçka do ndryshonte kështu, u shua si një fanare.
Kur ty të mora dhe ndërtuam një shtëpi të dy,
mendova jetën vetëm me ty.

Kaluan muaj, fëmijë na erdhën në jetë,
Por më pas kuptova një të hidhur vërtetë:
Ti nuk qenke e vetmja, e as ajo që mendoja,
Një mashtrim i heshtur paske qenë,
brenda meje ti shkatërrove e bëre hi e dhe.

Siç thotë familja jote: “Na ke martuar dhe ne”,
Por unë s’kam dasmë për gjithë farefisin përjetë.
Gënjeshtra që vijnë prej teje, s' dua më.
Unë dua veten, dua fëmijët, dhe ty,
Por të doja prindërit e tu – do i martoja të dy.
Dhe jo vetëm ty.

Tani e di çfarë dua, çfarë jam dhe kush jam–
Vetëm një respekt... e asgjë më shumë s’kërkoj.
Andaj rruga e mbarë, paç gjitha të mirat e botës,
s' të kërkova asgjë vetëm të më doje pak më shumë.
Aq sa të desha dhe unë.