>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Flamuri Kuq E Zi

(Në zemrën time)

M’u ndërrua flamuri, pa më thënë asnjë fjalë,
si të më ndërronin shpirtin, si të më fiknin një zjarr.
Por zemra s’njohu ndryshim pa karar,
ajo rreh kuq e zi – në dashuri të pamarrë.

Shumë më pyesin: “Cilit flamur i qëndron?”
Me sy të kthjellët, u them:
“Një kemi, që motmot më ngroh’’.
Ai që valon mbi male e mbi dhe,
ku shqiponja dykrerëshe lart fluturon përmbi re.

Kuq si gjaku i bijëve që ranë,
për lirinë e shenjtë, e tokën që dhanë.
Zi si korbi që mbi varre qëndron,
ku nëna vajton dëshmorin e rënë.

Flamurit ata ngjyrat le t’ia ndryshojnë,
se në zemrat tona s’ mund të depërtojnë.
Në heshtje e them, me zë e me dritë:
Flamuri im është kuq e zi dhe ashtu do jetë
deri të bëhemi shkrumb e hi.