Zejadin Dedinca
Prindërimi
Të gjithë thërrasin,
"o baba", "o nënë".
Por pak e dinë,
cili më shumë i do.
"Zgjohu bir mos kuvendo",
Thërret babi të birin o,
" Eja moj bijë e merr dorë,
Se ty nëna nuse po të dërgon".
Të jesh baba e nënë,
është e lehtë.
Por jo dhe prind i vërtetë.
Të vërtetë me mish e me shpirt,
netët e vona e mëngjeset pa pushim.
Prind i vërtetë është ai që vajton,
atëherë kur ty diçka të mundon.
E kur trupi i tij i lodhur vallëzon e këndon,
ty papritur bota e vogël të gurgullon.
Fëmijët nuk kanë nevojë për emërime,
por duan dashuri primitive.
Duan dashuri engjëllore,
dashuri amënore e atërore.
Sepse prindërimi nuk është
thjeshtë një rritje,
është përkrahje, mbështetje,
sakrifica, mund e përjetime.
Se prindërimi nuk është
thjeshtë një rritje,
është më shumë se një vërvitje.
Një vërvitje drejt së vërtetës,
së vërtetës që s' ka mbarim,
por të paktën ka një emërtim,
e ajo quhet familje.
"o baba", "o nënë".
Por pak e dinë,
cili më shumë i do.
"Zgjohu bir mos kuvendo",
Thërret babi të birin o,
" Eja moj bijë e merr dorë,
Se ty nëna nuse po të dërgon".
Të jesh baba e nënë,
është e lehtë.
Por jo dhe prind i vërtetë.
Të vërtetë me mish e me shpirt,
netët e vona e mëngjeset pa pushim.
Prind i vërtetë është ai që vajton,
atëherë kur ty diçka të mundon.
E kur trupi i tij i lodhur vallëzon e këndon,
ty papritur bota e vogël të gurgullon.
Fëmijët nuk kanë nevojë për emërime,
por duan dashuri primitive.
Duan dashuri engjëllore,
dashuri amënore e atërore.
Sepse prindërimi nuk është
thjeshtë një rritje,
është përkrahje, mbështetje,
sakrifica, mund e përjetime.
Se prindërimi nuk është
thjeshtë një rritje,
është më shumë se një vërvitje.
Një vërvitje drejt së vërtetës,
së vërtetës që s' ka mbarim,
por të paktën ka një emërtim,
e ajo quhet familje.
Komente 0