>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Shikimi Vrastar

E kërkoj, e kërkoj shikimin tënd,
shikim për të cilin mendoj pafundësisht.
Shihja pafundësi në sytë e tu,
e ti siguri e pafajësi në sytë e mi.

Kuptuam shumë, por jo edhe aq,
jo aq sa për ta mbajtur çdo ditë,
atë që kishim përjetuar atë ditë.
E unë kujtoj përditë,
ato që folëm e bëmë atë ditë.

Zanë mali ishe, por...
Por Zanë s' të thërras dot më.
Me mall, me mall të kujtoj,
por s' të gjej dot.
Të lutem eja,
eja të shuaj pak këtë zjarr.

Ndoshta e ndeze padashur,
por mua s' më bëre dot të dashur.
Zgjove dhe zgjodhe të ikje,
Poo unë, isha i gatshëm të ikja
nga çdokush dhe çdo gjë,
vetëm për ty.

Eh, ehh ti shkove,
s' më zgjodhe dot mua.
Më le në lindje të diellit,
por unë të pres çdo agim.
Pres të gjesh sërish,
atë që le në gjysmë.
E deri atëherë, unë të pres
ty dhe shikimin tënd
deri në përjetësi.