>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Tiranase, Moj Zhurmuese E Hijshme Ti

Tiranase, moj zhurmuese e hijshme ti

Rrugë të mbushura me trafik plot,
plot saksofona, në qytet unë s’fle dot.
Por në mes të këtij kaosi urban,
ka një hijeshi që s’e gjen askund në këtë anë.

Vajza moj vajza tiranase,
që hijeshoni rrugët e kësaj ane.
Sa herë ecni, ndriqoni rrugët e kësaj mesnate.

Porsi zana të malit e të detit,
hidhni pluhur e rërë mbretit,
sjellni magji në këtë mbretëri e që quhet shqiptari.

Flet me njërën… dhe çudi ndodh pa fjalë,
sikur magji të lidh pa ngjyrë e pa halë.
Në një kafe, kur ulesh ballë për ballë.
ajo flet e ti harron çdo hall.

Fjalët e saj, me oratori të këndojnë,
porsi melodi.
Një kafe me atë, të përtërin,
Tirana bëhet teatër, e ti një aktor i pashmangshëm i tij.