Zejadin Dedinca
Fruti I Dijes
Në mëngjes me gëzim ngrihem,
Libra, lapsa mirë i mbledh,
Nëpër bankë me shpresë ulem,
Dhe për dije jap çdo gjë me mund e djersë.
Sytë drejt në mësuesin tim,
Veshët hapur, mendjen kthjelltë,
Çdo mësim e ndjek me zemër,
Si një zog që kërkon dritë në qiell.
Nuk kopjoj, nuk flas me shokë,
Kur detyra thërret me zë,
Se ndershmëria rrit një fëmijë,
Si një pemë që rritet me dhe.
Gjuha ime nuk flet gënjeshtra,
Dora shkruan ç’zemra di,
Dhe në fund, kur vjen vlerësimi,
S’kam frikë, po ndiej krenari.
Jo vetëm nota më bën të qesh,
Por vetë përpjekja, mundi im,
Se ai që punon me ndërgjegje,
Do të ngjitet lart në çdo shkallim.
Libra, lapsa mirë i mbledh,
Nëpër bankë me shpresë ulem,
Dhe për dije jap çdo gjë me mund e djersë.
Sytë drejt në mësuesin tim,
Veshët hapur, mendjen kthjelltë,
Çdo mësim e ndjek me zemër,
Si një zog që kërkon dritë në qiell.
Nuk kopjoj, nuk flas me shokë,
Kur detyra thërret me zë,
Se ndershmëria rrit një fëmijë,
Si një pemë që rritet me dhe.
Gjuha ime nuk flet gënjeshtra,
Dora shkruan ç’zemra di,
Dhe në fund, kur vjen vlerësimi,
S’kam frikë, po ndiej krenari.
Jo vetëm nota më bën të qesh,
Por vetë përpjekja, mundi im,
Se ai që punon me ndërgjegje,
Do të ngjitet lart në çdo shkallim.
Komente 0