Zejadin Dedinca
Pagëzimi I Ikjes Tënde
Liria ime filloi kur ike ti.
Kur ike ti, më në fund frymova.
Frymova sikur mali më doli përpara.
Sa mirë që u largove, më ishe bërë rrugë pa dalje.
Se dashuria më kishte verbuar.
S' arrija ta kapja horizontin.
Sa thellë isha tretur në hije.
Një iluzion i brishtë,
Një rrjetë që mbante veç trishtim.
Fjalët që ngrohën dikur,
Tani ftohen sikur gurë.
E vërteta zbret ngadalë,
Si agimi për një të çalë.
Jeta është fara që mbjell,
Çdo njeri i vërtetë.
Sot jam më i lirë, e më i fortë,
Pa ty, mësova të dua këtë jetë.
Po të ishe ende këtu,
Unë s' do isha kështu
I brishtë e i urtë.
Nën hijen tënde pa dritë.
Por ikja jote më qetësoi, pa u venit.
Shpirti im u çlirua, si të ishte një pallua.
Një frymë e re më mbush si përrua,
Në heshtje, gjej paqen e pajetë,
Tani ec përpara, gjej rrugën e drejtë.
Jam rritur në dritën time,
Pa pengje të së shkuarës sime.
Rri larg – ashtu jemi më mirë.
Unë jam ngritur më shumë se dje.
Po ti sot s' je më këtu,
të shohësh shkrimtarin e vërtetë.
Ti ishe këtu vetëm sa vuaja në jetë,
Por s' arrite të ishe tani që jam më i lumtur në jetë.
Ajo që deshe ti, mori fund,
Sepse është e pamundur të vuaj aq shumë njeriu i sinqertë.
Se ti s' dije asgjë veçse dhimbje të dhuroje e të më lëndoje.
Ashtu siç doje ti... Ashtu siç doje ti...
Kur ike ti, më në fund frymova.
Frymova sikur mali më doli përpara.
Sa mirë që u largove, më ishe bërë rrugë pa dalje.
Se dashuria më kishte verbuar.
S' arrija ta kapja horizontin.
Sa thellë isha tretur në hije.
Një iluzion i brishtë,
Një rrjetë që mbante veç trishtim.
Fjalët që ngrohën dikur,
Tani ftohen sikur gurë.
E vërteta zbret ngadalë,
Si agimi për një të çalë.
Jeta është fara që mbjell,
Çdo njeri i vërtetë.
Sot jam më i lirë, e më i fortë,
Pa ty, mësova të dua këtë jetë.
Po të ishe ende këtu,
Unë s' do isha kështu
I brishtë e i urtë.
Nën hijen tënde pa dritë.
Por ikja jote më qetësoi, pa u venit.
Shpirti im u çlirua, si të ishte një pallua.
Një frymë e re më mbush si përrua,
Në heshtje, gjej paqen e pajetë,
Tani ec përpara, gjej rrugën e drejtë.
Jam rritur në dritën time,
Pa pengje të së shkuarës sime.
Rri larg – ashtu jemi më mirë.
Unë jam ngritur më shumë se dje.
Po ti sot s' je më këtu,
të shohësh shkrimtarin e vërtetë.
Ti ishe këtu vetëm sa vuaja në jetë,
Por s' arrite të ishe tani që jam më i lumtur në jetë.
Ajo që deshe ti, mori fund,
Sepse është e pamundur të vuaj aq shumë njeriu i sinqertë.
Se ti s' dije asgjë veçse dhimbje të dhuroje e të më lëndoje.
Ashtu siç doje ti... Ashtu siç doje ti...