>
LETERSISHQIP
Zejadin Dedinca

Flas Me Verën

Flas me verën,
Flas pa ndal,
Kërkoj diell mua të më dal.
Ky i ftohtë e acar mua po më vran,
Pse askush si del përballë.

Në dritare pres çdo mëngjes,
Të më zgjojë mua ai ves,
Të më përqafojë si një mike e dashur
Të më thotë mua më ke dashur.

Flas me verën,
Pa e zgjat,
Mua s' ke pse më rri larg,
Eja te unë ngata-ngat.
Se unë kam vënë parmakë
E ti po më mbetë marak.

E ti lule mos u bëj merak,
Se në ty nuk vë kapak,
Dua të të prek ngapak,
E të nuhas ty moj erë zambak.

Flas me verën
E s’më dëgjon,
Sikur flet e pleqëron,
Pleqëron ditët e pranverës,
E më vë lule n' prag të derës.

Dua dielli të më ngroh,
Se ai dimër mua më ftoh,
E më mban brenda çatisë,
Po s' më hedh në terezi,
E unë i them "ik o dimër ti",
Se për ty s' ka vend në këtë çati,
Mos më mbaj mua mëri.
Se ka ardh vera përsëri.