>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Përralla E Radhës

Tregomë planetin e princit të vogël,
se retë unë i shoh.
Më fol për jetë të pajetuara
se këtë jetë e njoh.

Për lumin e rrëmbyer tregomë
se ndihem liqen në vetmi.
Të lutem, përrallën më thuaj
se të vërtetën e di.