>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Dhjetë Robërit E Detit

Vështronin dhjetë robërit, shpatën e mbretit,
Në përgjigjiet e dhjetë pyetjeve, u varej jeta;
Ndaj, qëkur u kapën si peshq n’mes të detit,
I vunë sy, të mençurit, t’u përgjigjej të dhjeta.

Kishin dëgjuar, do t’lozej, si macja me miun,
Na ishte një ndër njerzit më t’ditur, ky mbret;
Ato pyetje, si majë shpate e dridhnin njeriun…
E nisi:-Cili përgjigjet, apo secili pyetjen e vet?

-Sër, t’dhjetë shpatave do u përgjigjem unë!
Dhe vërtet, nëntë pyetjet, sikur i pati n’kokë!
Por, në s’i përgjigjej të fundit, s’i bënin punë…
-Çfarë ka më shumë, ujë apo tokë kjo Botë?

Nëntë të tjerëve, po u dridhej trupi si purteka,
Shpata u lozte në bebe, tek vibronte nga lotë…
U mendua i mençuri e gati sa s’thirri, eureka:
-Ka tokë zotëri, se dhe uji qëndron mbi Tokë!