Jehona Gashi
Balsam
Më mori për dore,
princesha Argjiro,
dhe nëpër historinë tonë,
filluam bashkë një xhiro.
Shteg më shteg Ilirisë,
lodhja na kaploi shumë,
nga faqe të historisë,
rridhte gjak si lumë.
Më të thella ishin,
plagët e Gjergj Elez Alisë
tutje faqeve të legjendave,
të dehura prej rakisë.
Gjyshja ime e ndjerë,
i pastë shpirti dritë,
po ia mjekonte plagët,
me të gjitha besëtytnitë.
Motra e mirë Argjiro,
më lëmonte me dorë ballin,
zjarrmia që më kishte kapur,
po digjte edhe malin.
Ato plagë të Gjergjit,
janë plagë të atdheut tim,
një nga një i mora,
i vura në përqafim.
Një libër me vargje,
nisa për plagët në përqafim,
më puthi princesha,
historia s’kishte mbarim.
Dhe Nënë Terezën thirra,
të bekonte nga vargjet e mia,
si duan poetët e vërtetë,
le të bëhet Shqipëria!
Nëntë plagë, nëntë strofa,
për simbolikë nuk po mendoja,
por me balsam plagët,
një nga një t’i shëroja.
princesha Argjiro,
dhe nëpër historinë tonë,
filluam bashkë një xhiro.
Shteg më shteg Ilirisë,
lodhja na kaploi shumë,
nga faqe të historisë,
rridhte gjak si lumë.
Më të thella ishin,
plagët e Gjergj Elez Alisë
tutje faqeve të legjendave,
të dehura prej rakisë.
Gjyshja ime e ndjerë,
i pastë shpirti dritë,
po ia mjekonte plagët,
me të gjitha besëtytnitë.
Motra e mirë Argjiro,
më lëmonte me dorë ballin,
zjarrmia që më kishte kapur,
po digjte edhe malin.
Ato plagë të Gjergjit,
janë plagë të atdheut tim,
një nga një i mora,
i vura në përqafim.
Një libër me vargje,
nisa për plagët në përqafim,
më puthi princesha,
historia s’kishte mbarim.
Dhe Nënë Terezën thirra,
të bekonte nga vargjet e mia,
si duan poetët e vërtetë,
le të bëhet Shqipëria!
Nëntë plagë, nëntë strofa,
për simbolikë nuk po mendoja,
por me balsam plagët,
një nga një t’i shëroja.
Më shumë nga Jehona Gashi
- Ja Si Bien Gjethet
- Në Pritje Të Gjatë
- Drini I Bardhë Dhe Drini I Zi
- Shikoj Si Bie Shi
- Poeti Dhe Rima
- Shkronjat Që Shkruajnë Shqipërinë
- Në Muzeun Arkeologjik
- Diell Në Sy Të Shqiponjës
- Takim Me Poetin Tim
- Shenjtëresha E Vërtetë
- Kali I Gjergj Kastriotit
- Ujku
- Festa E Shkronjave
- Zemër Të Madhe Ka Poeti
- Stop!
- Sfidat E Jetës
Komente 0