>
LETERSISHQIP

Drini I Bardhë Dhe Drini I Zi

Ky Drini i Bardhë,
ai Drini i Zi,
janë dy vëllezër të mirë,
në të bukurën Shqipëri.

Drini i Bardhë një natë,
kishte parë një ëndërr të keqe,
seç kishte ndërruar ngjyrën,
në ato mijëra e mijëra leqe.

Në gjumë të thellë një ditë,
i ziu seç kishte tretur,
por emri i njëjtë,
seç i kishte mbetur.

Nuk zihen për ngjyrat,
as kur i turbullon shiu,
por ndihen keq shpesh,
se kush mbeti më i riu.

Me valë e dallgë fushave,
gërxheve e luginave të atdheut,
lidhin tokat e shqipeve,
me amanetin e Skënderbeut.