Jehona Gashi
Poeti Dhe Rima
Poeti kërkon trima,
për të gjetur rima,
kërkon edhe shtigje,
për të gjetur brigje.
Poeti gjen figura,
për gjithë ato ura,
që kalojnë mbi lumë,
me tri harqe e më shumë.
Me poezi e djeg diellin,
me vargje ngjyros qiellin,
i jep dhe dritë hënës,
mijëra puthje nënës.
Nuk mundet pa fëmijë,
se krejt bota është e tij,
cicërima zogjsh i ka këngën,
njëlloj si gëzimin edhe brengën.
Poeti u zotua një herë,
me bujë e me poterë,
as të mos shkruajë më me rima,
as të mos kërkojë më trima.
Por si të ndahej nga rimat,
nga t’ia mbante pa trimat,
pa ura nuk kalon dot lumin,
as ëndrra nuk i vjen pa gjumin.
Di tha të shkruaj,
dhe bukë ta gatuaj,
me vargje të lira,
por nuk janë më të mira.
për të gjetur rima,
kërkon edhe shtigje,
për të gjetur brigje.
Poeti gjen figura,
për gjithë ato ura,
që kalojnë mbi lumë,
me tri harqe e më shumë.
Me poezi e djeg diellin,
me vargje ngjyros qiellin,
i jep dhe dritë hënës,
mijëra puthje nënës.
Nuk mundet pa fëmijë,
se krejt bota është e tij,
cicërima zogjsh i ka këngën,
njëlloj si gëzimin edhe brengën.
Poeti u zotua një herë,
me bujë e me poterë,
as të mos shkruajë më me rima,
as të mos kërkojë më trima.
Por si të ndahej nga rimat,
nga t’ia mbante pa trimat,
pa ura nuk kalon dot lumin,
as ëndrra nuk i vjen pa gjumin.
Di tha të shkruaj,
dhe bukë ta gatuaj,
me vargje të lira,
por nuk janë më të mira.
Më shumë nga Jehona Gashi
Komente 0