>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Shkronjat Që Shkruajnë Shqipërinë

Ato nuk janë thjesht shkronja,
që fjalën "Shqipëri" shkruajnë,
por janë brumë prej dheut,
që atdheun tim gatuajnë.

Sh-ja është e para,
sepse me të nis Shqipëria,
e njëjtë me ketë fjalë,
është edhe vetë liria.

Q-ja vjen e dyta,
shkronja që pik nga qielli,
sjell kaltërsinë në tokë,
vjen me të edhe dielli.

I-ja është me radhë,
A e dini se kush e solli?
Iliria na e solli,
sepse e kërkonte trolli.

P-ja seç po vonohej pak,
si është vonuar pavarësia,
ka ende troje shqiptare,
që nuk i gëzon liria.

Ë-ja pikoi si lot fëmije në nëntor,
qau dhe Qemali në strehë të shtëpisë,
Isa u përkul thellë dhe puthi,
vetëm gjysmën e Shqipërisë.

R-ja erdhi nga retë e bubullimave,
endur nëpër qiellin e atdheut,
shpata i foli kombit të tërë:
Dua edhe një herë dorën e Skënderbeut!

I-ja po vinte dy herë,
ashtu si shqipja që ka dy krerë,
gadishulli nuk është i qetë,
prapë po fryn e njëjta erë.

A-ja priste e fundit nga shoqet,
atdheun ta shkruante me grafite,
ashtu si është sot pa Kosovën,
e jo Shqipërinë e tërë etnike.