Jehona Gashi
Ujku
Ulërin ndër male,
aty ku ka folenë,
nuk ka ndonjë dhembje,
por dertin si të shqyej kopenë.
Skërmit dhëmbët bisha si qen,
endet poshtë e lart ujku i ngratë,
ëndrrën ka të madhe,
por barkun fare thatë.
Të zbresë në katund,
mendja sakaq i shkoi,
por laroshin bishtgjatë,
pa dashur kujtoi.
Edhe çiften e xhaxhi bariut,
e mendoi varur në mur,
paçka që s’e ka lehtë,
të kapërcejë edhe një urë.
Mendimet i zgjateshin,
barku thatë gurgullon,
ndërron qimen ujku,
por zanatin nuk harron.
aty ku ka folenë,
nuk ka ndonjë dhembje,
por dertin si të shqyej kopenë.
Skërmit dhëmbët bisha si qen,
endet poshtë e lart ujku i ngratë,
ëndrrën ka të madhe,
por barkun fare thatë.
Të zbresë në katund,
mendja sakaq i shkoi,
por laroshin bishtgjatë,
pa dashur kujtoi.
Edhe çiften e xhaxhi bariut,
e mendoi varur në mur,
paçka që s’e ka lehtë,
të kapërcejë edhe një urë.
Mendimet i zgjateshin,
barku thatë gurgullon,
ndërron qimen ujku,
por zanatin nuk harron.
Më shumë nga Jehona Gashi
- Festa E Shkronjave
- Zemër Të Madhe Ka Poeti
- Stop!
- Sfidat E Jetës
- Kali I Gjergj Kastriotit
- Shenjtëresha E Vërtetë
- Takim Me Poetin Tim
- Diell Në Sy Të Shqiponjës
- Në Muzeun Arkeologjik
- Shkronjat Që Shkruajnë Shqipërinë
- Poeti Dhe Rima
- Shikoj Si Bie Shi
- Drini I Bardhë Dhe Drini I Zi
- Në Pritje Të Gjatë
- Ja Si Bien Gjethet
- Balsam
Komente 0