>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Zemër Të Madhe Ka Poeti

Bëhem me krahë valësh të detit,
kur dëgjoj zërin e poetit.

Prandaj nuk kanë thënë kot,
se vetë deti është poeti.

Zemra e tij është aq e madhe,
mund të matet edhe me male.

Edhe unë të jem poete kam dëshirë,
të ndjej me thellë, të vuaj më mirë.

Më duket që një kusht që tani plotësoj,
jo një natë, po një jetë pa gjumë duroj.