>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Takim Me Poetin Tim

Gushti kishte filluar,
gjethet binin pa pushim,
pa pritur, pa kujtuar,
takova poetin tim.

Çudi, thashë me vete,
pse nuk njiheshim kurrë,
sigurisht pse isha e vogël,
e ai ishte bërë burrë.

Gjethet që binin,
nuk bënin përshtypje fare,
as moshat, gjithashtu,
por vetëm lidhjet familjare.

Edhe një fakt tjetër ishte,
që të dyve na bënte indiferentë,
unë jetoja në Evropë,
ai në një tjetër kontinent.

Mbesë e dajë ishte lidhja,
që shkonte thellë ne histori,
nga na vjen gjeni,
për të shkruar poezi.

Shikonte veçmas një gjethe,
që binte me përtesë,
më dukej që daja,
atë po e quante mbesë.

Një herë shikonte gjethin,
mua me sy më shponte,
dukej se nga unë,
diçka po kërkonte.

Dëgjo, tha më në fund,
mbesa ime, ti vetë,
me librin e parë,
dua ta festojmë ditëlindjen e 14-të.

Mblidhi në një tufë,
ato poezi që ke në fletore,
dhe me libra të tjerë,
shëno vetëm fitore!