>
LETERSISHQIP

Sfidat E Jetës

Jeta është lojë,
çdo njeri mund ta sfidojë.
Jeta është serial,
çdo njeri mund ta aktrojë.
Jeta është e mirë,
për ata që dinë ta jetojnë.
Jeta është e mirë,
për ata që dinë ta shijojnë.
Jeta është kjo,
andaj çdo gjë përballo!
Çdo njeri në jetë bën gabim,
por ai gabim ka përmirësim,
sepse të jep më shumë mësim.
Jeta është argëtim,
të argëtohemi të gëzuar.
Jeta është ankth,
të mundohemi për ta larguar!
Jeta është këngë,
të gjithë së bashku ta këndojmë,
prandaj çdo sfidë te jetëes
duhet ta sfidojmë.