>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Ja Si Bien Gjethet

Një nga një gjethet,
mbulojnë lëndinën,
është kohë e tyre,
ato e dinë stinën.

Fër, fër, fër si fluturat,
në horizont fluturojnë,
disa janë vonuar,
ende po vallëzojnë.

Disa të tjera,
kanë zbritur për një orë,
mbi flokë të çupave,
kanë thurur kurorë.

Disa të tjera,
ende rrinë në pemë,
zgjojnë njëra-tjetrën,
gjumi i kishte zënë.