>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Diell Në Sy Të Shqiponjës

Dita e Flamurit të kombit,
është një ditë me plot krenari,
anembanë valon,
flamuri kuqezi.

Flamuri i Kosovës,
me ngjyrë porsi qielli,
por në sytë e shqiponjës,
gjithnjë shndrit dielli.

Yjet rrinë në tjetrin,
por ndihen shumë të varfër,
prandaj duan shqiponjën,
t’u rrijë sa më afër.

Të dy flamujt lart,
në shtiza hedhin valle,
gëzohen së bashku,
për dy shtetet shqiptare.

Një diell ka shqiponja,
një tjetër ka gjithësia,
e ndarë është tani,
por një do të jetë Shqipëria.