>
LETERSISHQIP
Jehona Gashi

Në Muzeun Arkeologjik

Në muze ruhet koha,
e vlerave të vërteta arkeologjike,
një skelet i lashtë ilir,
që vjen nga koha antike.

Tutje skeletit njerëzor,
një statujë neoliti buzëqesh,
një çupë e skuqur në fytyrë,
një fustan përpiqej t’i veshë.

Në dhoma të tjera muzeore,
që kishim më shumë ndriçim,
muzeu po ruante me xhelozi,
një parmendë të gjyshit tim.

Tutje në fund të korridorit,
Kali i Trojës pa hante kokrrat e tagjisë,
trokëllinte pa luajtur nga vendi,
me hingëllima thërriste kohën e tradhtisë.

Të gjitha reliktet e tjera rrinin radhë-radhë,
ashtu si kanë ardhur nga historia,
më dukej se shpata e Gjergjit më pyeste:
on Shqipëria.

Por merakun tim askush nuk e dinte,
që më zinte nga një ide,
edhe këto vargje të mia,
të vareshin diku në atë muze.