>
LETERSISHQIP

Stop!

Çdo gjë që e bëjmë,
e bëjmë me një mendim,
çdo punë që e mbarojmë,
ka një arsyetim.

Në jetë ka shumë gjëra,
që unë nuk i kuptoj,
pse shumë njerëz përdorin drogë,
dhe e dinë që i dëmton.

Pra, droga është ajo,
që jetën ta shkatërron,
Atëherë thoni: STOP!
Se kështu më nuk shkon.

Nëse mendoni që duhani,
është e ardhmja për të jetuar,
atëherë një gjë ta dini,
vdekjen vetvetes i keni siguruar.

Stop thoni dhunës!
Stop thoni padrejtësisë!
Stop gjërave të pamoralshme!
Stop rrugaçërisë!

Në zemër ka shumë dyer.
Hapini për të gjitha mirësitë!
Radhë e radhë vendosni:
paqen, lirinë, të gjitha mrekullitë!