Jehona Gashi
Kali I Gjergj Kastriotit
Ky kali im i Gjergjit,
s’ është ai kali i tradhtisë,
vjen me trok në këto vargje,
shtigjeve të historisë.
Medet seç nuk bëhet rehat,
do kroje, fusha më shumë,
i jap të hajë rima,
ngopet ujë në lumë.
Kthehet me shpejtësi,
me këmbë i bie dheut,
obobo, zemra,
nuk pranon titullin e beut.
Tha në Prishtinë,
në Shkup e në Tiranë,
më bëj gati shpinën,
Gjergji po ma kërkon.
Shporru, i tha turkut,
je si ishe i zi,
historinë e bëra unë,
ti ke vendin në Azi.
Nuk i lëmë në shkolla,
as fe, as shami,
shqipja këndon këngën:
"Kjo tokë nuk është Turqi".
Vrapoi e la prapa një fishkëllimë,
si veriu kur fryn erë,
shkundi kreshtë e sokëlliu,
të mos hynte në mermer.
s’ është ai kali i tradhtisë,
vjen me trok në këto vargje,
shtigjeve të historisë.
Medet seç nuk bëhet rehat,
do kroje, fusha më shumë,
i jap të hajë rima,
ngopet ujë në lumë.
Kthehet me shpejtësi,
me këmbë i bie dheut,
obobo, zemra,
nuk pranon titullin e beut.
Tha në Prishtinë,
në Shkup e në Tiranë,
më bëj gati shpinën,
Gjergji po ma kërkon.
Shporru, i tha turkut,
je si ishe i zi,
historinë e bëra unë,
ti ke vendin në Azi.
Nuk i lëmë në shkolla,
as fe, as shami,
shqipja këndon këngën:
"Kjo tokë nuk është Turqi".
Vrapoi e la prapa një fishkëllimë,
si veriu kur fryn erë,
shkundi kreshtë e sokëlliu,
të mos hynte në mermer.
Më shumë nga Jehona Gashi
Komente 0