Arian Muraj
Shiu I Fundit I Vjeshtës
Me shiun e fundit po ikim, larg,
vjeshta përpara, unë e ndjek pas,
në xhepa duart e ftohta mbajnë
një letër të lodhur, një stilolaps.
Nga unë kalojnë gjithë rrugët,
në qiell udhën humbasin retë,
pallto e vjetër ujvarë mbi gjunjët,
hapat shkojnë nga duan vetë.
Nuk di ku vete! Përse ta di?
Nisem nëpër shi, arrij me borë,
ti stinën e nesërme jeto tani,
ty dimrin ta ngroh një tjetër dorë.
vjeshta përpara, unë e ndjek pas,
në xhepa duart e ftohta mbajnë
një letër të lodhur, një stilolaps.
Nga unë kalojnë gjithë rrugët,
në qiell udhën humbasin retë,
pallto e vjetër ujvarë mbi gjunjët,
hapat shkojnë nga duan vetë.
Nuk di ku vete! Përse ta di?
Nisem nëpër shi, arrij me borë,
ti stinën e nesërme jeto tani,
ty dimrin ta ngroh një tjetër dorë.
Komente 0