>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Bukuria

Ajo është mes nesh për një moment afër,
një të shtrirë të dorës por shpejt ajo zhduket,
a thua se ska qënë kurrë ajo të le të varfër,
e shohim në të gjitha anët se bukuria duket.
E thithim ne si ajrin dhe e marrim si ushqim,
e pijmë si ujin por s'mund ta mbajmë e prekim,
e krijuar nga mendja njerëzore është burim,
e formësuar nga jeta është vetëm paketim.
Ajo noton si një zambak uji i bardhë në pellg,
noton bashkë me retë e këndon me zogjt,
fshihet ajo pas hijeve tona e marrë peng,
e thurur nga fijet e padukshme të dritës mposht.
Nuk e dimë aspak se në ç'formë mund të jetë,
ndofta si vesa në petal trëndafili të fjetur,
ndofta si buzëqeshje e dikujt që mbet përjetë,
ndofta si zgjim Dielli a ngrysje Hëne tretur.
Krijuar nga askund tregon domethënje e zhduket,
mund të jetë ajo e lyer në aq shumë ngjyra,
e shoqëruar me muzikë e ritme ajo struket,
ashtu e butë tepër e qetë në sa e sa fytyra.
Si mëndafshi që fluturon në gurë të zhveshur,
na tregon kur sapo zhduket e fryn era e lehtë,
se guri mbetet gur i gdhendur a i pagdhendur,
ashtu bukuria pa shpirt është tepër e zbehtë.
Pra bukuria në ne është vetë ai mëndafshi,
ta kthejmë atë gurë në mjaltë se vjen një ditë,
nuk ka nevojë ndonjë zbulim Ajnshtajni,
bukuria ikën mbetet veç shpirti e bizhuteritë.
Ajo është e krijuar për të sunduar e magjepsur,
krijon mëndjemadhësi,
zili dhe arrogancë,
prek,cënon e vret cdo zemër të shkujdesur,
ngacmon e pa dashje sle vend për tolerancë.
Ndërsa e kemi mendojmë se është qendra e botës,
por shpesh shohim se sa pak ajo do të thotë,
është krijuar e varet nga fillimi i epokës,
sillet e pështillet vërdallë kudo nëpër botë.
Njeriu vetë ndofta pa dashje krijoi këtë dëshirë,
për të paarritshmen po po..për të paprekshmen,
për këtë arësye dënoi veten pa mëshirë,
të kërkonte,
pikëllohej e humbte buzëqeshjen.
Ne mund të ruajmë një pjesë të bukurisë fizike,
e cila zhduket por mbetet në shpirtin tonē,
bukuri e brendëshme me ndjenja fisnike,
që siguron reflektim e zhduket përgjithmonë.