>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Rrugëtim Mjerimi Në Ëndërr

Sa herë në ëndrra unë futem,thuajse çdo orë,
aq të qarta para meje sikur i shoh në pasqyrë,
gjithçka rreth meje m'duket mbuluar me dëborë,
flokët e buta të së cilës më ngrijnë në fytyrë.
E ndjej sikur ka ardhë një fenomen aq mizor,
që nuk më le të kaloj aq shkujdesur malet,
a rruga e gjate,shumë e gjatë këtë Nëntor,
nuk ka pushim e askush nuk mund të ndalet.
Rreth meje lart e poshtë sikur psherëtin era,
e cila më fut mua flokët e dëborës në sy,
ftohtë,ngricë,lodhje,sa larg është pranvera,
si për inatin tonë era e ftohtë vazhdon të fryjë.
Thellë rreth meje është heshtja me kilometra,
dëgjohen vetëm hapat e ngadalshme t'kalimtarëve,
si një melodi e njëtrajtshme nga orkestra,
e atyre që mbajnë
shpresë si figurë e lypsarëve.
Ata ecin me pelerinat e palltot e tyre të vjetra,
psherëtijnë dhe ecin larg por nuk dorëzohen,
nuk janë pak ata të gjorë por me dhjetëra,
nga lodhja,urija,etja e të ftohtit shkumëzohen.
Rreth nesh heshtje,
errësirë,mjerim i shkretë,
pashë një fëmijë pranë meje dhe vura re uri,
në sytë e tij të lodhur aty ku ishte mbështetë,
për të vazhduar rrugën jo nuk kishte mundësi.
Mora nga çanta ime e grisur ca peshq t'ngrirë,
ju afrova atij djali të gjorë e merri i thashë,
por pash se nga të ftohtit duart i ishin mpirë,
ja fërkova me të shpejtë pastaj në dorë ja dhashë.
Të lutem çdo ditë nga një i thash se ndryshe,
nuk mund të përjetosh këtë rrugëtim të rëndë,
të cilin duhet ta kalojmë së bashku pa mëdyshje,
duhet të ecim ndaj eja ti ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit ngadalë dhe mua më pa aq butë,
kuptova se donte ai mua të më falenderonte,
por skishte forcë të fliste i dridheshin gjujntë,
oh sa dhimbje e mjerim rreth meje jehonte.
Më bëhej se shihja në gojën e tij një buzëqeshje,
duhet ecur akoma se ndryshe s mundet,
nën këmbët tona kërcet e plasarit në heshtje,
shtresa e bardhë e borës ku mbesin gjurmët.
Dikur ashtu të lodhur sikur na kap gjumi,
por për ne ska gjumë e duhet që të ecim,
e dimë se kush fle mbetet mbrapa e i vjen fundi,
midis jetës e vdekjes sonte duhet të zgjedhim.
Ndaj e dimë se ne duhet të gjithë të ecim përpara,
para nesh shfaqen sa shumë rrugë e shtigje,
të cilat janë aq të gjata dhe aq të shpërndara,
Oh sa larg që janë...sa kodra dhe sa brigje.