>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Të Kërkoj Në Ëndrra

Kujtim,dhimbje dhe e përgjumur,
e largët dhe e harruar dashuri,
brengosem në ëndrra si e humbur,
vrapoj nëpër agime me furi.
Mjegulla që në mgjes më shqetëson,
m'zgjon me përshpëritje të ftohtë,
heshtja e pabesueshme m'frikëson,
sikur më prish harmonine e ngrohtë.
Dhe pret sa të mbyll unë sytë,
ashtu duke u fshehur nga dielli,
tërheq zvarre lajmêtarin e zymtë,
me thesin plot farkeqësi nga qielli.
Dhe ai sikur të jem unë e vetmja,
me sytë zjarr ndjek lëvizjet e mija,
Fytyrën,sytë,duart deri te e nesërmja,
shoh frymën e ferrit,dridhem si fëmija.
Ngadalë duke më përshkuar trupin,
hapet nga një hibrit hapësire e kohe,
Kërkon rëndomtë të më masë pulsin,
si përkas as m'përket,
skemi njohje.
Melankolija,dehja dhe e zeza,
luaj në errësirën e pa imponuar,
të pashmangshme e me pengesa,
me hijen time të vetme disponuar.
E pres të më thërrasin në vallëzim,
hapat janë veç se të paramenduar,
me shpresë diku të marr udhëzim,
me tinguj mirësie atje kompozuar.
Ndofta diku në ndonjë ballkon,
nën dritën e hënës tashmë humbur,
ose pranë një lumi që përshkon,
mjafton nga këtu t'jem e shpërngulur.
Atje do të te pres e do të kërkoj,
në natën e errët që shkakton frikë,
endem rrugëve që kush si kaloj,
shkurret e larta s'më bëjnë pritë.
E zhdukur në hapësirën Oaze,
kam frikë si një fëmijë i humbur,
vazhdoj të të kërkoj pa naze,
sikur të të gjeja do isha e lumtur.
Akoma unë po pres në errësirë,
që qielli e toka të identifikohen,
yjet me uniformë të vijnë mysafirë,
hëna t'lajmërohet,
ndjenjat t'mos ftohen.
Me vështrim të zymtë ty t'kërkoj,
deri n'agim në pëllëmbë të qiellit,
sa më lejojnë ëndrrat unë ëndërroj,
ndaj të kërkoj dhe prapa diellit.