Kristina Ndoci
Jo Të Cënojmë Plagët
Ndërrimi i orës lajmëron një vjeshtë të dytë,
agimi i mëngjesit solemn e sapo hapa sytë,
eh..mendoj unë,njeriu jeton sot për nesër,
për deri kur që e keqja e godet në shënjestër.
Dielli përkulet lart e ikën, perëndon përsëri,
agimi rri zgjuar dhe pret në gadishmëri,
rreth e rrotull vesa e pastër dhe e freskët,
e unë me laps e letër e frymëzuar herët.
Çdo plagë në zemër sikur gjaku i tharë,
ndërsa shpirti rënkon e ndihet aq i vrarë,
nuk lahet plaga e as nuk mund të fshihet,
por në heshtje vazhdon ngadalë të digjet.
Plaga e trishtimi në zemër jo nuk shërohen,
të lidhura bashkë shtrengohen e gërshetohen,
por sdo të ndez zjarr unë nga kjo brengë,
sdua që të tjerët pranë meje ai ti djegë.
S'mund ta ndryshoj rrjedhën e lumit të zakonit,
s'vlen që të përpiqem në çaste të depresionit,
sepse ai lum mundet egër të vërshojë,
mundet të na përmbysë e të na shkatërrojë.
Jemi të pafuqishëm ndaj forcës së natyrës,
smund të luftojmë veç të jemi mbikqyrës,
çdo qënje ka fatin e shkruar si do të jetojë,
askush nga ne nuk mundet ta ndryshojë.
Por varet nga ne cilën rrugë do të zgjedhim,
cilën valixhe marrim apo cilën ne hedhim,
çdo gabim vetë ne do ta paguajmë në jetë,
ne do të rrëzohemi apo të ngjitemi përpjetë.
Lindin pyetje;pse humbim të dashurit e zemrës,
pse vonë ne thërrasim forcën e kujtesës,
pse vonë kuptojmë sa kushton e humbura,
pse aq shpejt na zhduken gjërat e bukura?
Pse nuk mundemi ne të shërojmë plagët,
që djegin aq shumë nga e kaluara e largët,
që lënë gjurmë në jetën tonë të pashlyeshme,
a mos vallë për tu bërë më e pathyeshme?
Oh,smund ta kuptojmë tjetrin pa e provuar,
nëse fundin e jetës se kemi prekur e përjetuar,
ndaj plagën tjetrit kurrë të mos ja cënojmë,
nëse nuk dimë të ja trajnojmë e shërojmë.

Komente 0