Kristina Ndoci
Ta Gëzojmë Këtë Botë Hyjnore...
Ëndërroj! Ëndërroj për gjëra të bukura,
imagjinoj unë ditë të mrekullueshme,
ashtu në momente disi të shkëputura,
dëshiroj pranë teje të jem e gëzueshme.
Zogjtë e parajsës më qëndrojnë në supe,
dhe në kor më këndojnë këngë engjulli,
tek ëndërroj të tjerë më vijnë në grupe,
tinguj melodioz, madhështi e një tempulli.
E ti në ëndrra më jep po aq dashuri,
unë e pi si më të ëmblën verë të kuqe,
pi por ndjej se dehem,oh
ç'mrekulli,
në përqafimin tënd ndihem si lulëkuqe.
Sapo pushon së ngushëlluari shpirti im,
realiteti i pamëshirshëm
fillon përsëri,
nuk lulëzojnë më lule në kopshtin tim,
zogjtë nuk këndojnë më me ëmbëlsi.
Oh,jeta ime më dha një errësirë të hidhur,
në realitet njeriu duhet t'kthehet gjithmonë,
ashtu përjetoj një ankth duke u dridhur,
të nesërmen pres se shpirti shpreson.
E enkas në ëndrra unë kthehem përsëri,
Ti më pret me shishen e verës dhe dy gota,
ta gëzojmë këtë botë hyjnore unë dhe ti,
të paktën në ëndrra të jetë e jona Bota.
Dhe zogjtë e parajsës përsëri na rrethojnë,
këndojnë nën trokitjen e gotave tona,
engjujt me rradhë në përqafim na urojnë,
Gëzuar i dashur,këtu bota është e jona!

Komente 0