Kristina Ndoci
Për Ty Miku Im
Sonte nga mirësia jote në ëndërr miku im,
sikur unë u zhyta thellë në fund të detit,
nuk mund ta përshkruaj dot me shkrim,
atje sikur gjeta gjithë mrekullitë e planetit.
E zhytur në detin e jetës më thellë u futa,
guralecët ishin për mua miqësi të reja,
në sa e sa mendime u futa të turbullta,
mundohesha e lodhur vetëm një të rrëmbeja.
Fillova të mbledh guralecë në shuplakë,
mes tyre zgjodha një më të shndritshmin,
mes gurëve atje mora dhe një guaskë,
ish një mrekulli që më kënaqi shpirtin.
Ai gur i shndritshëm ishe ti vetë o mik
e guaska ish membrana ime e shpirtit,
aty e ruaj fshehur dhe sot atë gurë magjik,
përreth e kam zbukuruar me lulet e blinit.
Mes yjeve dhe gurit është jasteku i fatit,
vazhdon të lundrojë pezull nëpër jetë,
e unë larg të shoh ty ulur buzë një shpatit,
mirësia jote më vjen dhuratë në paketë.
Që e vogël ëndërroja për gjëra të bukura,
por s është kusht kryesor që të jesh i lumtur,
shumë ëndrra në jetë janë të këputura,
por jam e bindur se besimin se kam humbur.
Njerëzit e mirë është vështirë që ti gjesh,
mendoj se lumturinë ata ta sjellin veç vetë,
ata që të vijnë pranë në momente dhimbjesh,
Ata për ty janë e do mbeten miq të vërtetë,
Ata janë aty me ty në të mirë e në të keq,
ku veç me ata arrin që ti afrohesh jetës,
të arrin kur bie me duar të tërheq,
ku për çdo portë të mbyllur të ofron një celës.
Pra pranë teje mik kuptoj se nuk jam vetëm,
në momente të errëta në trojet e vendit,
sa herë më thua eja,ja rrugën e gjetëm,
kurrë nuk më sheh në rrugën e interesit.
Është mirë të kesh dikë ku të fluturosh,
e unë e ndjej kur ti më drejton atë dorë,
ke zemër të madhe e nuk di të më acarosh,
jemi miq të vërtetë dhe aspak jo dashnorë.
Jam tepër e lumtur dhe dhe e privilegjuar,
që pranë kam sot unë një mik si je ti,
ke vlera të arta për mua je mik i çmuar,
ndaj dhe për ju shkruaj sot këtë poezi.
O sa shumë të dua,deri në vdekje Miku im,
përkryeshmërija jote më bën të të besoj,
kjo miqësi e pastër ka vlerë e çmim,
miqësi mrekulli që vet zoti ne na dhuroj.

Komente 0