Kristina Ndoci
Hoje Mendimesh...
E vetme po shkelja mbi asfaltin që qante,
pikat e shiut si lot ngjyenin gjithçka,
çdo gjë rreth meje si zjarr më ngjante,
e më bëhej sikur kërkoja diçka.
Zbehje mendimesh të turbullta rrotullohej,
me shpejtësi marramëndëse në sokaqe,
pika e shiut n'faqe me lotin bashkohej,
asnjë mendim i qartë s'dilte në sipërfaqe.
Më tingëllonin si gjethe që shushurijnë,
nga era ashtu tepër të paarësyeshme,
largohen si gjethet po përsëri vijnë,
monotonia e vjeshtës tepër e ndjeshme.
Ka shumë ndjenja që ndryshojnë shpejt,
sa është tepër vështirë që të mendosh,
me një mendje të pastër si duhet drejt,
sa pyetje pa përgjigje,smund ta besosh.
Pyetja më e vështirë them nga të gjitha,
për të cilën akoma skam gjetur përgjigje,
është se kush jam,as vetë se prisja,
duke kërkuar rrugëdalje në shumë shtigje.
E ardhmja,koncept i gjërë plot svida,
dhe pengesa që s'arrijnë të përballohen,
ne jemi si aktorë në role si në filma,
që sipas fatit nga jeta vetë përcaktohen.
Jam e rrënuar nga mungesa e interesit,
për gjëra të reja dhe gjëra që unë dua,
gjendem në rreth të errët mëngjesit,
kërkoj një portë ku pak dritë të marr hua.
Mundohem kot,s besoj se do tja dal,
një humbje e vogël më kthen në fillim,
arësye kjo trishtimi të më bëhet sinjal,
ndez dritat,në mendime fillon xhirim.
Në skena të ndryshme më lind mendimi,
se një humbje beteje s'është luftë e humbur,
ndaj në vete s duhet të humb besimin,
por duhet të vazhdoj e fortë e patundur.
Kështu duhet të ngrihem si gjithmonë,
e lodhur nëpër shtigje udhën të vazhdoj,
se dëshirat e ëndrrat më janë miljonë,
duhet që të ja arrij patjetër ti realizoj.
E di që nuk jam vetëm unë në këtë botë,
është diçka që më mbështet për t'vazhduar,
që më jep forcë por dhe besim në zot,
mbi bllokun e kohës vargu im shkruar.
Më largon mendimet dhe energjitë si era,
më mbështet t'vendos për gjithçka përreth,
në brendësi të shpirtit ndryshon atmosfera,
buzëqesh,zhduket errësira,nuk ka më rreth.

Më shumë nga Kristina Ndoci
Komente 0