Kristina Ndoci
Dy Zemra, Një Shpirt
Këtu sapo u gdhi përsëri,
Dielli hodhi rrezet
ngadalë,
natyra shndrit me ëmbëlsi,
mirëmëngjes e para fjalë.
Hëna lundron mbi kodra,
dinakërisht më josh ta ndjek,
ah moj hënë mos bëj lodra,
smund të arrij të të prek.
Ky është kërkim i përjetshëm,
me diçka joreale t'sigurtë,
unë vetë jam e ndërgjegjshme,
stë arrij dot moj drenushë.
Ndaj shko e eja ti përsëri,
në mbrëmje o Hënë ti shndrit,
e paarritëshmja si dashuri,
në ëndërr,dy zemra një shpirt.
E kur në ëndrra unë të tretem,
eja ngadalë e pranë më zbrit,
nuk dua e vetme të mbetem,
tek ëndërroj,dy zemra një shpirt.
Ti moj mikja ime e dashur,
ndriçomë lotin që më ngjit,
të shoh Ai,ndofta ka ardhur,
se e di,jemi dy zemra një shpirt.
Oh sa shpesh mua m'ka thënë,
në sa e sa mëngjese të hirt,
dhe në mbrëmje me ty o Hënë,
o loçkë jemi dy zemra një shpirt.
Fjalët e tij zemrën më preknin,
i gjithë trupi më ka dhimt,
në largësi shpresë më jepnin,
n'ëndrra ne,dy zemra një shpirt.
Sa larg e afër jemi njëherësh,
si mund të durojë zemra e brisht,
t'lutem Hënë fshehtas ta vjedhësh,
ma sill se jemi dy zemra një shpirt.
Sa duhemi o Hënë në largësi,
kjo dashuri n'vargje më nxit,
ndaj më merr ti në lartësi,
ta shoh se jemi,dy zemra një shpirt.
Sa herë Ai mua më shkruan,
ndjenjat e shpresat mi rrit,
e di se dhe Ai si unë po vuan,
e di,se jemi dy zemra një shpirt.
Kështu ne duhemi gjithmonë,
o Hënë e dashur mos u habit,
dashuria jonë është si ikon,
ndaj jemi dy zemra një shpirt.
Sa herë ne lotojmë bashkë,
i themi njëri-tjetrit më prit,
oh ne jemi bërë si një tashmë,
po po..jemi dy zemra një shpirt.
Hënë moj mike ti lozonjare,
sot e gjitha ndihem e mpirt,
ndofta unë e ai s'takohemi fare,
por mbetemi,dy zemra një shpirt.
Dielli hodhi rrezet
ngadalë,
natyra shndrit me ëmbëlsi,
mirëmëngjes e para fjalë.
Hëna lundron mbi kodra,
dinakërisht më josh ta ndjek,
ah moj hënë mos bëj lodra,
smund të arrij të të prek.
Ky është kërkim i përjetshëm,
me diçka joreale t'sigurtë,
unë vetë jam e ndërgjegjshme,
stë arrij dot moj drenushë.
Ndaj shko e eja ti përsëri,
në mbrëmje o Hënë ti shndrit,
e paarritëshmja si dashuri,
në ëndërr,dy zemra një shpirt.
E kur në ëndrra unë të tretem,
eja ngadalë e pranë më zbrit,
nuk dua e vetme të mbetem,
tek ëndërroj,dy zemra një shpirt.
Ti moj mikja ime e dashur,
ndriçomë lotin që më ngjit,
të shoh Ai,ndofta ka ardhur,
se e di,jemi dy zemra një shpirt.
Oh sa shpesh mua m'ka thënë,
në sa e sa mëngjese të hirt,
dhe në mbrëmje me ty o Hënë,
o loçkë jemi dy zemra një shpirt.
Fjalët e tij zemrën më preknin,
i gjithë trupi më ka dhimt,
në largësi shpresë më jepnin,
n'ëndrra ne,dy zemra një shpirt.
Sa larg e afër jemi njëherësh,
si mund të durojë zemra e brisht,
t'lutem Hënë fshehtas ta vjedhësh,
ma sill se jemi dy zemra një shpirt.
Sa duhemi o Hënë në largësi,
kjo dashuri n'vargje më nxit,
ndaj më merr ti në lartësi,
ta shoh se jemi,dy zemra një shpirt.
Sa herë Ai mua më shkruan,
ndjenjat e shpresat mi rrit,
e di se dhe Ai si unë po vuan,
e di,se jemi dy zemra një shpirt.
Kështu ne duhemi gjithmonë,
o Hënë e dashur mos u habit,
dashuria jonë është si ikon,
ndaj jemi dy zemra një shpirt.
Sa herë ne lotojmë bashkë,
i themi njëri-tjetrit më prit,
oh ne jemi bërë si një tashmë,
po po..jemi dy zemra një shpirt.
Hënë moj mike ti lozonjare,
sot e gjitha ndihem e mpirt,
ndofta unë e ai s'takohemi fare,
por mbetemi,dy zemra një shpirt.