Kristina Ndoci
Tradhëtia
Shpesh në kokën time unë kthej kasetë,
sa herë për ty mendoj ndjej një trishtim,
dashuria ime do të bëhet më se e vërtetë
vetëm kur ti të rilindësh në vargun tim.
Në tonin tim ti në mënyrë të vazhdueshme,
do kuptosh se më theve pranë dritares,
për tu ngjitur në lartësi aq të lakmueshme,
duke këputur me qëllim ti telat e kitares.
Sa herë zgjohem mua diçka më frikëson,
duke parë se çdo natë vetëm ëndërroj,
jo,nuk mundem veten ta trajtoj në iluzion,
kuptoj mirë por ama mundem të dëshiroj.
Do të dëshiroja që sonte të isha kitarja jote,
dëgjoj në sfond se nga më vjen një muzikë,
do ta dëgjoja dhe nga fundi i kësaj bote,
malli për këtë melodi i kalon gjithë kufijntë.
Është kënga jonë të cilën vetëm unë e dëgjoj,
muzikë që prodhon orkestra e dashurisë sonë,
marr forcë në dhimbje e ngadalë këndoj,
këngën melodioze që këndonim gjithmonë.
Pa ndalem marr frymë thellë dhe mendoj,
ditët e bukura kur unë isha në krahët e tua,
këngën që këndoje vetëm për mua dëgjoj,
ku pas çdo strofe përsërisje fjalët,të dua.
Këndoje ti këtë këngë vetëm për veshët e mi,
e thoje jam shpëtimi yt,
shoku më i mirë,
tani më jo,këpute telat e kitares me tradhëti,
dashje pa dashje nga jeta të kam fshirë.
Tani në melodinë tonë krijoj vetëm vargje,
një ditë kur të vdes do ti lë bashkë me zërin,
le të përhapen në qiell taman si fishekzjarre,
të dëgjosh refrenin tim,
të kam fshirë të tërin.
Vonë shumë vonë por një ditë do kuptosh,
Dhe pse serenata sot këndon për njerëzit,
do vijë dita me kitarë lart do të fluturosh,
por jo afër meje as në skajin tjetër të Universit.

Më shumë nga Kristina Ndoci
Komente 0