>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Dhimbje

Në qelinë e errët të ndjenjave në vetmi,
jam e lidhur fort me prangat e largësisë,
dëshpërimi ku jam e zhytur më çmendi,
gjithçka dhemb,dhimbja përtej fuqisë.
Dhimbje e fortë shpirtin ma ka konsumuar,
plagët e shkaktuara janë tepër mizore,
një zjarr brenda meje seç më ka okupuar,
se duroj dot më këtë gjendje ndëshkimore.
Oh sa më mungon ti në qelinë e errët,
prania jote do më ishte rreze aq e ndritëshme,
do të më ndizte në shpirt gjithë fenerët,
do të më largonte mua prangat e dhimbëshme.
Prania jote është qetësues për dhimbjet e mija,
ndez zjarr në zemrën time,mua më mbron,
nuk më lejon ajo që të vdes nga dhimbja,
Nga kjo dhimbje që trupin tim më përshkon.
Mbas hekurave mbahem e lidhur në pranga,
largësia mizore e nuk kam aspak qetësi,
ndihem se rrënohem e papritur u shtanga,
Gjunjët më lëshojnë e kam boshllek në brendësi.
Ah sikur të qetësoje ti dëshpërimin tim,
të më këpusje prangat që të isha e lirë,
mos më ler të lutem ti mua në këtë trishtim,
se nuk duron dot më kjo zemra ime e dlirë.
Ndofta në qelinë e ndjenjave sot je dhe ti,
je shtrënguar fort me prangat e largësisë,
më mendo të lutem se jam me ty aty në gji,
sikur të jemi bashkë në prangat e robërisë.
Shpresoj që një ditë ne do ta lemë qelinë,
uroj që qielli me ne të mos jetë zemëruar,
deri atëherë do ruaj patjetër unë gjakftohtësinë,
do të duroj dhimbjen me shpirtin e copëtuar.