>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Ja Si Është Jeta

Eh o miq,jeta është aq shumë me fat,
sa për një gram mirësi ka dy gram të keqe,
a thua vallë për ne nuk është një mëkat,
Që e gjithë jeta të na shkojë përleshje?
Në jetë nuk ka lumturi pa fatkeqësi,
e mira dhe e keqja i shkojnë krejt përskaj,
Ska gëzim pa trishtim as besnikëri pa pabesi,
ashtu sikur ska gjë që nuk bën hije pas saj.
Thonë se një gotë vrer ose një gotë mjaltë,
janë më të lehta për tu pirë kur përzihen,
por patjetër në peshoren e jetës kristaltë,
për tu peshuar mjalti me vrerin të vihen.
E nëse në jetë ka më shumë vrer se mjaltë,
përzierja e tyre ështē më e hidhur se e ëmbël,
të lëndon e vrullshëm të jep shtrëngatë,
e papritur jeta të merr drejtim të shtrembër.
Nuk ka njeri që s'bart në vete ndonjë barrē,
tu ecë në rrugët e jetës hasim njerëz t'ndryshëm,
përballemi me situata të vështira jo rrallë,
mbajmë barrën e padrejtësisë së neveritshme.
Ndonjëherë ndodh diçka tepër e vështirë,
që nuk mund ta kalosh dhe harrosh lehtë,
nuk gjejmë dot zgjidhje lusim zotin per mëshirë,
vetëm me një pikë shprese presim të zbehtë.