Kristina Ndoci
Himni I Shpirtit Tim
Do shkruaj!
Për ju të gjithë o nëna e baballarë,
sepse bash aty jeta jonë na fillon
për ju që mbeteni dashuri e parë,
të parat fjalë që fëmija shqipton.
Do shkruaj!
Për ty o i shtrejnti,i bukuri vendi im,
ku unë u rrita me copa e thërrime,
ku hodha shtat dhe ndjeva gëzim,
ku pata ngritje por dhe dështime.
Do shkruaj!
Unë për gjith simbolet e vendit tim,
për kulturën,himnin dhe flamurin,
që për mua kanë e do të kenë çmim,
e në jet të jetëve nuk do të humbin.
Do shkruaj!
Për ju o shqipfolës kudo anembanë,
që ju të lexoni gjithmonë vargun tim,
Kufijntë që kaq gjatë ne na ndanë,
ti shuajmë ne me shkrim e këndim.
Do shkruaj!
Për ty unë o shqiponjë dykrenare,
për fusha,alpe male dhe bregore,
për ato mrekulli që unë jam krenare,
dhe më japin kënaqesi shpirtërore.
Do shkruaj!
Për ty o Diell që në qiell na shdrit,
e na jep mundësi që ne të jetojmë,
si vizitor për ne ti na vjen çdo ditë,
sepse na duhesh e ne të kërkojmë.
Do shkruaj!
Për ty o Hënë moj mike lozonjare,
që mbrëmjeve ti ne na përshëndet,
për yjet në qiell,engjuj e shtojzavalle,
për gjithësinë lart e për çdo planet.
Do shkruaj!
Për vrasje unë e shumë sy të lotuar,
për dhimbje shpirti e ftohje zemre
për prind të mbetur krejt vetmuar,
për padrejtësitë ndaj çdo femre.
Do shkruaj!
Për të gjithë fëmijët në këtë botë,
të cilët kërkojnë vetëm buzëqeshje,
e që të kenë ata vetëm sy pa lot,
do ti lutem çdo ditë zotit në heshtje.
Do shkruaj!
për natyrën tonë që është e bukur,
plot pemë e lule t'shumëngjyrshme,
për zogjtë,bletët apo ndonjë flutur,
për çdo qënje t'gjallë e t'pranishme.
Do shkruaj!
Patjetër po unë vargje për dashuri,
për vajza e djem të gjithë si zogj,
për luftëra të ashpra e për trimëri,
mbrojtjen Atdheut që i kemi borxh.
Do shkruaj!
Me çiltërsinë që kam unë në zemër,
në shtrat në u dergjsha e në lëngim,
do shkruaj sot por dhe në cdo nesër,
do shkruaj,është himni i shpirtit tim.
Për ju të gjithë o nëna e baballarë,
sepse bash aty jeta jonë na fillon
për ju që mbeteni dashuri e parë,
të parat fjalë që fëmija shqipton.
Do shkruaj!
Për ty o i shtrejnti,i bukuri vendi im,
ku unë u rrita me copa e thërrime,
ku hodha shtat dhe ndjeva gëzim,
ku pata ngritje por dhe dështime.
Do shkruaj!
Unë për gjith simbolet e vendit tim,
për kulturën,himnin dhe flamurin,
që për mua kanë e do të kenë çmim,
e në jet të jetëve nuk do të humbin.
Do shkruaj!
Për ju o shqipfolës kudo anembanë,
që ju të lexoni gjithmonë vargun tim,
Kufijntë që kaq gjatë ne na ndanë,
ti shuajmë ne me shkrim e këndim.
Do shkruaj!
Për ty unë o shqiponjë dykrenare,
për fusha,alpe male dhe bregore,
për ato mrekulli që unë jam krenare,
dhe më japin kënaqesi shpirtërore.
Do shkruaj!
Për ty o Diell që në qiell na shdrit,
e na jep mundësi që ne të jetojmë,
si vizitor për ne ti na vjen çdo ditë,
sepse na duhesh e ne të kërkojmë.
Do shkruaj!
Për ty o Hënë moj mike lozonjare,
që mbrëmjeve ti ne na përshëndet,
për yjet në qiell,engjuj e shtojzavalle,
për gjithësinë lart e për çdo planet.
Do shkruaj!
Për vrasje unë e shumë sy të lotuar,
për dhimbje shpirti e ftohje zemre
për prind të mbetur krejt vetmuar,
për padrejtësitë ndaj çdo femre.
Do shkruaj!
Për të gjithë fëmijët në këtë botë,
të cilët kërkojnë vetëm buzëqeshje,
e që të kenë ata vetëm sy pa lot,
do ti lutem çdo ditë zotit në heshtje.
Do shkruaj!
për natyrën tonë që është e bukur,
plot pemë e lule t'shumëngjyrshme,
për zogjtë,bletët apo ndonjë flutur,
për çdo qënje t'gjallë e t'pranishme.
Do shkruaj!
Patjetër po unë vargje për dashuri,
për vajza e djem të gjithë si zogj,
për luftëra të ashpra e për trimëri,
mbrojtjen Atdheut që i kemi borxh.
Do shkruaj!
Me çiltërsinë që kam unë në zemër,
në shtrat në u dergjsha e në lëngim,
do shkruaj sot por dhe në cdo nesër,
do shkruaj,është himni i shpirtit tim.
Më shumë nga Kristina Ndoci
Komente 0